Selena Gomez finalizon këngën e re, vjen në bashkëpunim me një grup vajzash

Selena Gomez po rikthehet fuqishëm me projektet e reja muzikore.
Këngëtarja e njohur tashmë ka përfunduar edhe një këngë të re e cila kësaj here do të jetë në bashkëpunim.
28 vjeçarja ka bashkuar forcat me grupin e vajzave nga Korea e Jugut “Blackpink” dhe kënga mban emrin “Ice Cream”.
Gomez përmes një postimi në Instagram solli një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videklipi në të cilin shfaqet simpatike dhe atraktive, në klip paraqiten poashtu edhe vajzat e Blackpink.
“Një bashkëpunim special, kënga e re me videoklip “Ice Cream” publikohet me 28 gusht.
Kënga “Ice Cream” do të përfshihet në albumin debutues të “Blackpink” i cili lansohet me 2 tetor./Indeksonline/