A do të ndikojë largimi i Messit nga Barcelona tek lojërat elektronike, FIFA dhe PES?

Largimi i Messit po bëhet një problem i madh edhe për kompanitë e lojërave elektronike si PES dhe “FIFA20”.
Tashmë lajme po qarkullojnë gjithandej se Messi po largohet nga Barcelona, por se ku do të jetë destinacioni i tij i ri ende mbetet sekret, shkruan IndeksOnline
Skuadrat që janë të interesuar për të janë, Man City, Milan, Inter dhe PSG, por ky transferim i tij në njërën nga këto skuadrat do të jetë problem për PES dhe FIFA?
Kështu, ylli argjentinas ishte njeriu kryesor për katër vite i kopertinave të dy lojërave elektronike që nga viti 2013 deri në atë 2016.
Kështu që nëse Messi largohet nga Barcelona këtë verë, “Konami” do të përballet me një problem të madh.
CD-ja e tyre e fundit PES21, nuk do të ndryshojë shumë në format, pasi do të ketë vetëm transferime të lojtarëve e jo risi.
Por, nëse Messi largohet nga Barcelona këtë verë, më së shumti do ta pësojë FIFA dhe PES, pasi po transferohet një lojtarë i madh që do duhet të ishte në kopertinën e tyre.