75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh me “Prive” dhe Libertën, a do të vazhdojë emisioni apo çdo gjë ka përfunduar?

Emisioni “Prive” me moderatore Liberta Spahiu prej vitesh ka sjellur më të rejat e showbizz-it vendor.

Por, tashmë ka dilema nëse ky emision do të vazhdoj të transmetohet dhe këtë në një mënyrë indirekte e ka treguar edhe vet Liberta përmes një InstaStory, shkruan Indeksonline.

“Çdo kapitull ka një përfundim, por edhe çdo përfundim ka një fillim të ri”, thuhet në postimin e Libertës që ka lënë të kuptohet se rrugëtimi i “Prive” ka përfunduar.

Indeksonline ka tentuar të marr një përgjigje nga vet Liberta, por ajo nuk ka dashur të prononcohet rreth kësaj çështje./Indeksonline/