Sa rrezikohet siguria e vendit nëpërmjet telekomunikacionit?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe u mobiluzuan fuqishëm kundër shtrirjes së kompanisë telefonike kineze Huwaei në këto dy shtete.
Dy superfuqitë u alarmuan se vendi rival, mund t’i pushtojë në fushëtn e telekomunikimeve, që është armë e kohëve moderne.
E si e tillë, në Kosovë po konsiderohet edhe interesimi për ta blerë operatorin e dytë më të madh të Telekomunikacionit, IPKO-n, nga ana e një investitori bullgar, i njohur për lidhje të shumëfishta ruse dhe me dyshime për përfshirje në afera kriminale.
E në kësi rrethana, profesori në Universitetin e Londrës, Shyqyri Haxha, po alarmon për kujdes.
Eksperti i cili më parë ka qenë edhe kryeshef i Telekomit, ka bërë thirrje që shteti të marrë në duar shitjen e këtij aseti, duke involvuar edhe Agjencinë e Intelegjencës, pasi sipas tij po vihet në pikëpyetje siguria kombëtare.
Edhe Mentor Hoxha, një ekspert në fushën kibernetike, po e vlerëson se shitja e IPKO-s, kompanive që kanë lidhje me shtete armike, rrezikon sigurinë e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Por kush qëndron prapa kompanisë që pretendoj të blej një pjesë të madhe të rrjetit të komunikimit në Kosovë?
Pas shprehjes së interesit nga Telekomi i Serbisë, që u tha se ka dhënë 155 milionë euro për IPKO-n, në skenë ka dalë një investitor bullgar, Spas Roussev dhe shtetasi shqiptaro-bullgar, Elvin Guri që janë pronar të AlbaniaTelecomInvest AD. Kjo e fundit e bleu Telekomin e Shqipërisë, pasi kjo i ishte pamundëesuar Telekom Serbisë.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar në janar të vitit të kaluar se Roussev zotëron 51%, kurse Guri 49% të aksioneve të kompanisë e cila u krijua më 21 nëntor 2018.
Dokumentet e rrjedhura nga Wikileaks e portretizojnë SpasRoussevin si njërin me pasuri marramendëse dhe që ka lidhje me mafian e atjeshme dhe me pushtetin e Kremlinit.
I njohur si “oligarku djathtist” dhe “kardinali i përhitur”, ai vëhet në lidhje me figura të njohura nga krimi i organizuar në Bullgari, si IvanTodorov, VasilBozhkov dhe PetarPetrov
Roussev në vitin 2016 ishte bërë pronar i Operatorit Bullgar të Telekomunikacionit, nën konsorciumin kryesor të telefonisë mobile Vivacom nga VTB Capital. Por “The FinancialTimes” në Londër, duke raportuar për ndërlidhjet e Spasevit me njerëz të afërt me Putinin, shkruan se ai në Vivacom ka partnere bankën e themeluar nga qeveria ruse.
Organizata joqeveritare ndërkombëtare “The OrganizedCrimeandCorruptionReporting Project (OCCRP)”, qysh në vitin 2015 kishte raportuar se Vivacom është blerë nga një grup i lidhur me një oligark të oborrit të VladimirPutinit
Ndërkaq, një analizë e “Reporting Project”, e publikuar edhe nga OCCRP, tregon për se me anë të kompanisë Vivacom, Moska dëshiron të ketë nën kontroll pjesë të mëdha të infrastrukturës në rajon.