75 Mall Live Search
21:48 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shqiprim Arifi i shpëton shkarkimit, s’i përmban lotët në fjalimin para përkrahësve të tij

Ka dështuar shkarkimi i kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Me 19 vota Kuvendi nuk mundi ta shkarkojë atë.

Ai edhe për gjashtë muaj do të mbetet kryetar i kësaj komune.

Seanca e sotme ishte thirrur pasi partitë në Preshevë kanë arritur marrëveshje për qeverisjen në këtë komunë.

Sami Salihu pritej që të zinte vendin e Arifit.

Sapo mori mikrofonin në dorë, kryetari i Komunës së Preshevës,Shqiprim Arifi nuk iu përmbajt lotëve pasi pa përkrahësit e tij duke brohoritur.

 “Ju falënderoj së pari Zotin, i cili edhe kësaj radhe e ka bërë të mundur me fitu e drejta ndaj të padrejtës. Pastaj të ju falënderoj juve për mbështetjen, për fjalët për punët, për të gjitha që i keni bërë. Faleminderit nga zemra, përulem para Preshevës, përulem para juve.

Dua ta falënderoj edhe zonjën time dhe fëmijët e mijë që nuk ndodhen këtu. Qetësi dhe dashuri dhe të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo që kanë ndodhur.

Në kohë pandemie kanë vendosur për më të drejtën të mundshme”, tha ai./IndeksOnline/