75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjendje e rëndë e të të infektuarve me koronavirusin, në Spitalin e Pejës

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24- orëve të fundit nga Covidi-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht atje po trajtohen 58 pacientë me Covidin-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në respirator, 44 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“19 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,277 sosh, ndërsa janë kryer 5 operacione.
Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 112 shërbime radiologjike dhe prej tyre 87 rëntgenë, 14 EHO dhe 11 CT”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/