75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

E sulmuan me thikë dhe me shufër metali, arrestohen 2 persona, në Mitrovicë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicë, pasi që ata kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta (shufër metali dhe thikë) viktimën mashkull kosovar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23 e 30 minuta në rrugën “Shpëtimi” në Mitrovicë të Jugut.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe ka refuzuar të qëndrojë në spital.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./IndeksOnline/