75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjermania dhe SHBA-ja me bindje të njëjtë për rëndësinë e NATO-s, thotë Merkeli

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara me bindjen se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pyetur për bashkëpunimin e ardhshëm me Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve atje.

“Unë do të punoj me çdo president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin. Dhe ka shtuar se të dyja vendet janë udhëhequr nga vlera dhe interesa të ngjashme.

“Është e natyrshme që ka mendime të ndryshme, por ka edhe gjëra të përbashkëta. Sidomos kur bëhet fjalë për NATO-n; unë besoj që të dyja vendet besojmë se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, në të cilën Gjermania merr pjesë”, tha Merkeli.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin një pjesë të trupave nga Gjermania, të cilat ishin vendosur aty që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi ka ardhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë për mospërmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s, përkatësisht të pagesës prej 2% të brutoprodhimit vendor për aleancën ushtarake.