Kombëtarja e Zvicrës, publikon listën e futbollsitëve të ftuar për ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Ukrainës

Kombëtarja e Zvicrës në futboll ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kundër Gjermanisë dhe Ukrainës.
Në listën prej 23 të të ftuarve, janë vetëm 2 kosovarë: Ajeti dhe Xhaka, transmeton Indeksonline.
Xherdan Shaqiri nuk është i ftuar për këto dy ndeshje. Besohet se futbollisti i Liverpoolit ka pësuar një lëndim, pasi nuk po luan as tek “The Reds”.
Ajeti, edhe pse nuk ka luajtur aq shumë me West Ham, është ftuar./Indeksonline/
