Po dridhen bankat, pas Manchester Cityt, edhe PSG-ja hyn në garë për Lionel Messin

Lionel Messi pa dyshim që kryetema e kësaj merkatoje. Dëshira për t’u larguar nga Barcelona, ka bërë që skuadrat më të pasura të botës të rishikojnë buxhetin që kanë.
Ekipi më i interesuar për momentin është Manchester City, që duket se janë në gjendje të paguajnë çdo gjë vetëm që ta kenë në skuadër argjentinasin, transmeton Indeksonline.
Por, në garë për Messin ka hyrë edhe një skuadër. Gjiganti francez PSG është gati t’ia plotësojë kushtet argjentinasit.
Sipas “France Football’, drejtori i PSG-së, Leonardo, ka telefonuar babain e Lionel Messit që t’i tregonte se janë të interesuar për të transferuar futbollistin e Barcelonës.
Duke e ditur fuqinë ekonomike të Manchester Cityt dhe PSG-së, do të kemi një përballje titanësh për transferimin e Messit./Indeksonline/