Sellma për ditë e më e bukur, këtë e dëshmojnë edhe fotot e fundit

Është grimerja më e suksesshme shqiptare dhe puna e saj vërehet në pothuajse secilën këngëtare të cilat zgjedhin atë t’i rregulloj.
Bëhet fjalë për Sellma Kasumoviq e që poashtu është një femër elegante, e bukur dhe shfaqet përherë e kuruar.

Grimerja e njohur cdo ditë e më shumë po “luan” me pamjen e saj duke eksperimentuar me grim dhe stilin e flokëve.
Edhe këtë herë Sellma në disa imazhe të publikuara dukej atraktive dhe si gjithmonë e bukur.

Përveç grimit dhe flokëve të gjata, Sellma u kujdes që në paraqitjen e saj të shtonte aksesor, përndryshe dukej për mrekulli./Indeksonline/