75 Mall Live Search
23:18 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sabien Lilaj pritet të ketë pagë të lartë te klubi i Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Shqipëria, Sabien Lilaj.

Ndonëse klubi kryeqytetas ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e tij, por vetëm ka paraljemëruar se do të firmos me një futbollist të një tjetër niveli, shkruan IndeksOnline

Por nga një fotografi që e ka postuar, aksionari i klubit të Prishtinës, Rrahman Haradini, shihet Lilaj dhe zyrtarët e klubit “bardh e kaltër” që po darkojnë së bashku.

Nga e gjithë kjo, gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku ka zbuluar detajet e ofertës për msfushorin shqiptar.

Sipas tij, Lilaj ka nënshkruar kontratë 3 vjecare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro. Paga vjetore prej 83 mijë eurove, e bën Lilajn njërin nga 3 futbollistët më të paguar në Superligë.