75 Mall Live Search
09:35 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Mitrovicë, në gjendje të dehur ngacmoi seksualisht një femër përmes sms

Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi në gjendje të dehur kishte ngacmuar seksualisht duke i dërguar sms viktimës femër.

Të dyshuar i është bërë mataj me alkotest dhe ka rezultuar 3.25%, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar seksualisht duke i dërguar mesazhe me sms viktimën femër kosovare. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit iu ka bërë matja me alkotest dhe ka rezultuar 3.25%. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Indeksonline/