Nëna e Ritës, “maraklike e tenteneve”

Rita Ora përveç si një artiste e suksesshëm, ajo asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e saj shqiptare dhe rol të madh për këtë kanë prindër e saj.
Vera dhe Niku, dy prindërit e artistes shqiptare janë ata që e mbajnë me “këmbë në tokë” yllin e muzikës botërore, e edhe ata tregoi me shumë krenari se janë nga Kosova.

Të fundit herë është nëna e Ritës, Vera ajo që ka publikuar një fotografi sipër të cilës ka kujtuar traditat shqiptare.
Në murin e një dritare shiheshin të varura disa “tentene” të njohura tek ne për vendosjen e tyre në ambientet e shtëpisë.

Kjo nuk është hera e parë që Vera poston dhe shkruan në shqip, ajo madje në pothuajse secilën postim të Ritës i bën komente në gjuhën amtare që tërheqin vëmendjen./Indeksonline/
