75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pas publikimit të Thaçit reagon Gjuriq: Trepça është thesar i Serbisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi publikoi sot disa fotografi të minierës së Trepçës, duke theksuar se Trepça është thesari i Kosovës.

E ky postim duket se nuk i ka ikur nga sytë Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjurqi ka reaguar duke thënë se Trepça është thesar i Serbisë dhe jo i Kosovës.

“”Trepça” është një thesar i Serbisë. Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në “Trepça”. “Trepça” është fryt i gjithë qytetarët të Serbisë, punës së palodhur dhe djersës së minatorëve. Ata që e kanë adoptar sot e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të dijë ta rikthejë famën e “Trepçës””, shkroi Gjuriq në Facebook./Indeksonline/