75 Mall Live Search
17:14 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

E pabesueshme por e vërtet, Federata e Boksit të Serbisë e pranon Kosovën si shtet

Nuk është thënë kot që sporti është ambasadori më i mirë i një vendi. Kjo është dëshmar edhe sot.

Federata e Boksit të Serbisë në një farë mënyre e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Indeksonline.

Ata kanë ftuar Federatën e Boksit të Kosovës në turneun ndërkombëtar “Doreza e Artë” që mbahet në Suboticë në muajin tetor.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Federatës, Latif Demolli përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Demollit:

EDHE 4 FTESA NË FBOXK PËR GARA NDERKOMBETARE

Sot në zyret e FboxK kan arritur edhe 4 ftesa për pjesemarje në turnet nderkombëtare

Nje Ftesa nga Federata e Sërbisë per turneun nderkombetar “DOREZA E ARTE” 05-12 tetor 2020 Suboticë,

Nji ftesa nga Kroacia turneu nderkombetar “GRAND PRIX” Zagreb 07 -11. Tetor 2020

Dy ftesa nga Federata e Bellorusisë Turneu nderkombetar “MEMORY OF MASTERS OF SPORT” 12 – 16 tetor 2020 Minsk për të rinjë 17-18 vjeqar,dhe turneu nderkombetar “MEMORIAL V.LIVENtSEV” per senior djem dhe vajza 16-22 nëntor Minsk.

Edhe pse i gjithë globi përballet me pandemine COVID-19, shum Federata Evropiane të boksit kanë filluar pergaditjet për fillimin e garave nderkombërate nga muaji shtator.Në adresen e FboxK kanë arritur shum ftesa për pjesëmarje ne gara nderkombetare (Turne dhe Kampionate Evropiane,Botërore).

FboxK ka përpiluar kalendarin e garave sipas ftesave që arrin në FboxK dhe sipas udhëzimeve të Federates Europiane EUBC.
Edhe Federata e boksit e Kosovës ka paraparë ti fillon garat në muajin shtator me turneun nderkombëtar “Lah Nimani” 12 – 13 shtator 2020.