75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Reims e paralajmëron ndeshjen kundër Lille me fotografi të Valon Berishës

Sot me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Reims dhe Lille, duel ky në kuadër të rundit të dytë në Ligën franceze.

Skuadra e Remis është e gatshme që sot të përballet me Lille në një takim të rëndësishëm , të këtij starti të parë, shkruan IndeksOnline


Në radhët e klubit të Reims janë edhe dy futbollistët kosovar, me Arbër Zenelin që pritet të luaj nga fillimi dhe Valon Berishën si transfer i ri i francezëve.

Kështu, klubi francez ndeshjen e sotme kundër Lille e ka paralajmëruar me fotografi të Valon Berishës.