E thotë presidenti i Bayernit: Thiago dhe Martines po largohen

Sipas drejtorit sportiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, Javier Martines dhe thiago Alcantara po largohen nga klubi gjerman këtë verë.
Për Thiagos i interesuar është Liverpooli, ku pritet të paguaj për të rreth 30
milionë euro, shkruan IndeksOnline
“Duket se ai dëshiron të largohet”, tha Rummenigge të dielën për gazetën gjermane “Die Welt”.
Kontrata e Thiagos me klubin gjerman përfundon në vitin 2021, prandaj Bayerni dëshiron të përfitojë nga shitja e tij në vend se ta humbasë pa asnjë cent.
Edhe situata e Javi Martinez është pak a shumë e ngjashme, kontrata e të cilit me Bayernin mbaron vitin e ardhshëm.
“Javi po mendon të largohet nga ne. Nëse ai e merr atë vendim përfundimisht, atëherë do të përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.