Mustafa: Liria më liroi pa asnjë cent, jam gati për aventurën në Turqi

Transferimi i mesfushorit Ilir Mustafa në futbollin turk pa dyshim që ka qenë befasia më e bukur e këtij afati kalimtar. Mustafa nga Liria u tranferua në klubin turk Ankara Keçiorengucu, që bën gara në rangun e dytë (Liga e Parë) të futbollit turk.
Mustafa, 24 vjeçar, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin turk.
Ai në një intervistë për Gazetën Objektiv ka rrëfyer momentin e telefonatës për transferimin e tij dhe dallimin e Superligës së Kosvës dhe futbollit turk.
Ish mesfushori i Lirisë së Prizrenit deklaroi se transferimin e tij e mundësoi agjenti, Rahman Kiçe.
“Gjithçka filloi me një telefonate nga menagjeri im Rahman Kiçe, që me tha a je gati për fluturim nesër në Turqi. Pastaj pasi arrita këtu ku jemi ende në kamp në fazën përgatitore fillova mënjëherë me stërvitje dhe gjithashtu zhvilluam disa ndeshje miqesore”.
Ai tregoi edhe anën humane të tij duke treguar të vërtetën se ishte në prova pesë ditore por që bindi drejteusit e klubit turk vetëm pas dy ditëve.
“U paraqita në ndeshjet dhe i lash përshtypje të madhe si drejtorit të klubit gjithashtu edhe stafit të trajnerëve, pasi qe të them të drejtën e kam pasur si një lloj prove për të mos gënjyer pesë ditore por vetëm pas dy dite nenshkrova kontratë profesionale”.

Mustafa deklaroi se dallimi mes futbollit të Kosovës dhe atij turk, është i madh pasi çdo gjë punohet me profesionalizëm të madh. “Sa i përket dallimit mes stërvitjeve në Kosovë dhe këtu në Turqi me sa e shoh unë ka intensitet shumë më të lartë këtu dhe gjithmonë e bëjmë pushimin me rregull dhe çdo gjë bëhet sipas planit të stafit të tranjerëve”.
Ai nuk ka harruar sezonin e tij të fundit në elitën e futbollit të Kosovës, që e zhvilloi me fanellën e Dukagjinit. Mustafa edhe pse në aspketin tij personal zhvilloi sezon të mirë, klubi nga Klina humbi statusin elitar duke përfunduar në pozitën e funditë të tabelës.
Dukagjini nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.
“Zhvillova sezon të mirë mirëpo më vjen keq që u larguam nga kategoria ku besoj që nuk e kemi merituar kemi treguar ndeshje të mira, kemi pasë ekip konkurues me mjaft futbollistë cilësorë mirëpo ky është futbolli”.
Mesfushori nga Prizreni e pranoi se transferimi i tij ishte befasi edhe për të, por që nuk do të realizohej edhe pa drejtuesit e klubit të Lirisë, të cilët e liruan nga kontrata. Mustafa në fillim të muajit u prezantua te Liria por ja që puna e tij e madhe dhe e agjentit Kiçe bëri që karrierë ta vazhdojë në Turqi.
“E vërtetë që ishte befasi ashtu ishte edhe për mua pasi që nuk kishe shumë kohë që arrita marrëveshje me FC Liria dhe nuk mundem pa i falënderuar edhe kryesinë e Lirisë se bashku me stafin e trajnerëve që me liruan nga kontrata pa asnjë perfitim”.
Mefushori qendror që së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës zhvilloi 24 ndeshje në Superligë, pasi për disa muaj ishte jashtë fushave të blerta për shkak të një lëndimi.
Mustafa është futbollisti i dytë që transferohet në Turqi direkt nga Superliga e Kosovës këtë sezon, pasi i pari ishte Jetmir Ballkani i cili u transferua në Superligën Turke në klubin Yeni Malatyaspor. Transferim i realizuar përsëri nga agjenti Kiçe.
Gjatë ditëve në vijim pritet që edhe dy futbollistët Arbër Hoxha dhe Blend Baftiu të zyrtarizojnë transferimet e tyre në futbollin turk, duke e rritur numrin në katër futbollistë që transferohen në futbollin turk nga ai i Kosovës.
