Në Deçan “harrohet” COVID-19, bëhen grumbull e shijojnë diellin!

Kosova vazhdon të përballet me virusin COVID-19 që ka goditur thuajse gjithë botën.
13 mijë e 334 raste janë konfirmuar deri më sot me COVID-19 anembanë vendit.
Përpos kësaj, si pasojë e këtij virusi humbën jetën 516 persona.
Si pasojë e kësaj, Qeveria e Kosovës ndërmori masa të shumta në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.
Ndër masat e ndërmarra tash e disa muaj është mos-lejimi i qytetarëve që të grumbullohen nëpër ambiente të ndryshme.
Por siç duket dikujt kjo gjë nuk i bën përshtypje. Në disa pamje të dërguara në Indeksonline shihet qartë se në Deçan e diela e sotme ishte thuajse e zakonshme (e sikur të mos ketë virus fare).

Banorë të shumtë të kësaj ane kishin zgjedhur të bëheshin bashkë tek Gryka e Deçanit e të shijonin diellin e ujin në këtë ditë të nxehtë.
Por pavarësisht nevojës që të shijohen ditët e bukura me diell, nuk duhet harruar rrezikun që na kanoset të gjithëve nga këto grumbullimesh që po bëhen shumë shpesh./Indeksonline/
