75 Mall Live Search
19:56 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Van de Beek ua konfirmon shokëve: Po transferohem te skuadra e Premierligës

Donny van de Beek duket se do të bashkohet me Manchester United.

Sipas “Sport”, futbollisti holandez ia ka konfirmuar bashkëlojtarëve të Ajaxit se do të transferohet te Djajtë e kuq, shkruan Indeksonline.

23-vjeçari është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen miqsore ndaj Frankfurtit, duke e konfirmuar kështu largimin nga Ajaxi.

Javën e ardhshme pritet që transferimi në Old Trafford të zyrtarizohet. /IndeksOnline/