Challandes tregon se a do të luajnë Kololli e Kryeziu kundër Greqisë

Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu pritet të luajnë në ndeshjen e parë të Kosovës kundër Moldavisë por janë në dyshim në ndeshjen ndaj Greqisë në Prishtinë.
Dy futbollistët luajnë në Zvicër dhe janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë nëse qëndrojnë në Kosovë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë në “Sports Show” ka thënë se do të ishte shumë e dëmshme për lojtarët të karantinohen në këtë kohë.

“Dy lojtarët do të jenë në ndeshjen me Moldavinë në Itali por nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm të luajnë edhe kundër Greqisë”, ka thënë trajneri zviceran.
“Dihet që rregullat në Zvicër janë më strikte dhe nuk është mirë edhe për lojtarët që të karantinohen për 14 ditë dhe më pas të rikthehen në stërvitje”, ka thënë ndër të tjerash Bernard Challandes. /IndeksOnline/