Arrestohet i dyshuari për sulmim

Është arrestuar një person në Gadime e Ulët të Lipjanit, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ai është dërguar në Spitalin e Prishtinës.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./IndeksOnline/