Haradinaj: Votimi i Qeverisë së M. së Veriut, lajm i mirë, pasur parasysh marrëdhëniet fqinjësore që i kemi zhvilluar

Lideri i AAK-së, Ramush Haradianj ka uruar Maqedoninë e Veriut për votimin e Qeverisë.
Ai tha se ky është një lajm shumë i mirë, duke pas parasysh marrëdhëniet e mira fqinjësore që janë zhvilluar midis dy vendeve.
Haradinaj uroi kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, duke shpresuar që kjo qeveri do të vazhdojë politikat evroatlantike, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Votimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është një lajm shumë i mirë, pas parasysh marrëdhëniet e mira fqinjësore që kemi zhvilluar bashkë.
Uroj përzemërisht kryeministrin Zoran Zaev për qeverinë e re dhe shpresojmë se kjo qeveri do të vazhdojë politikat euroatlantike, që do të ndikojnë në forcimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të fqinjësisë së mirë me Kosovën.
Po ashtu uroj të zgjedhurit shqiptarë, që dita ditës po marrin më shumë përgjegjësi atje.
Urime!
RH