75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / C E

Gjyqtarëve norvegjezë u besohet ndeshja Moldavia – Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet sot në Prishtinë për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Moldavisë dhe Greqisë, më 3 dhe 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për ndeshjen me Moldavinë, UEFA-ja tashmë i ka deleguar gjyqtarët.

Ky takim u është besuar gjyqtarëve nga Norvegjia. Kai Erik Steen do të jetë kryesor me ndihmësit Jan Erik Engan, Tom Harald Grønevik dhe Kristof Hagenes.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës që nga muaji janar kur u takua me Suedinë, ndeshje e karakterit miqësor e zhvilluar gjatë muajit janar në Katar.