Prestige Resort, që dhuron pushimet perfekte edhe gjatë shtatorit!

Pandemia nuk e ka zbehur bukurinë e pushimeve në këtë verë të pazakontë. Shqiptarë e pushues të huaj kanë çarë rrethimin COVID-19 për të shijuar bukurinë e bregdetit. Prestige Resort është bërë oaz i bukur dhe i mbrojtur ku gjejnë qetësi qindra turistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, rajoni dhe e gjithë bota.
Për të huajt, pushimet në Shqipëri janë një atraksion i vërtetë, për vet faktin se është një vend pak ose aspak i njohur për ta dhe kufijtë e hapur janë një mundësi e madhe. Shqipëria është një destinacion që të falë qetësi.
Prestige Resort në zemër të një natyre të mrekullueshme, në mes të një pylli të dendur me pisha të paprekura në vijën bregdetare të Golemit është për ta një përrallë.

Në Prestige Resort adrenalina arrin maksimumin ndërsa panorama ridimensionon paqen e njerëzve. Në kushte të pandemisë shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e jo vetëm po eksplorojnë vendet më piktoreske për të pushuar dhe po mbështesin me zemër të gjithë ata shqiptarë që punojnë në sektorin e turizmit.
Qysh nga fillimi i sezonit turistik, në masa të rrepta të higjienës dhe kontrollit për të garantuar shëndetin e pushuesve, resorti më i bukur i Adriatikut, me pamje mahnitëse dhe pranë detit ofron bukurinë dhe paqen e shumëkërkuar për shumëkënd me një pejzash diellës.

Një familje nga Ukraina e cila po memorizonte disa kujtime buzë detit, kur ishin përpara zgjedhjes, Turqi, Mali i Zi apo Shqipëri, nuk menduan dy herë resortin për të pushuar.
E veçanta është se shumë pushues nga Serbia po vijnë për pushime në Shqipëri. Ata nuk mund të shkojnë këtë vit në Kroaci, Greqi e Mal të Zi pasi ndalohen nga këto shtete.
Shumica e tyre janë vendosur në plazhin e Durrësit, respektivisht në Qerret apo Golem, por dhjetëra familje kanë vendosur të pushojnë në Prestige Resort. Ata thonë se Shqipëria është një oaz magjepsës natyror, me kuzhinë të pasur dhe jo shumë larg vendit të tyre.

Pushuesit serb shprehen veçanërisht së në Prestige Resort kanë gjetur mikpritjen e vërtetë shqiptare me një staf miqësor të cilët i kushtojnë rëndësi të veçantë çdo detaji.
“Çdo gjë është pastër, ushqimi është i shijshëm. Jemi kaq të kënaqur dhe të lumtur që jemi këtu. Personeli i shërbimit është kaq i sjellshëm me ne. Ata kanë bërë çdo gjë që ne kemi kërkuar. Ne erdhëm nga Serbia, gjërat nuk janë mirë atje, por ne pamë në internet që situata këtu në Shipëri është mirë”.
Ndërsa një pushues, shqiptar i Kosovës por që prej 22 vitesh jeton në Austri shprehet se ka nevojë që të paktën një javë në vit, 100% të jetojë, të dëgjojë, të mendojë e të pushojë shqip me familjen e tij dhe kushtet për këtë i gjeti në Prestige Resort.

“Jetoj në Linz të Austrisë dhe zakonisht njëherë në vit bëjmë pushime në Kosovë. Vijmë për pushime edhe këtu në det. Pranimi ka qenë fenomenal duke nisur nga recepsioni dhe prezantimi i vilës ku jemi vendosur. Më vjen shumë mirë që këtu vijnë turistët nga mbarë bota, qoftë edhe nga Serbia. Sa më shumë që bëhet atraktive Shqipëria për vizitor, është aq edhe më mirë”.
Edonisi, është një tjetër pushues i cili nuk rresht së zgjedhuri resortin të cilin për herë të tretë i vendos notën dhjetë dhe nuk e ndërron me asnjë në Shqipëri.

Edhe pushuesit nga Kumanova e Maqedonisë kanë përshtypje të mirë. “Ndiehemi shumë mirë këtu. Na kanë rekomanduar miqtë që ta vizitojmë”.
Harmonia mbizotëron mes pushuesve dhe gjithçka është në perfeksion.

Resorti ka hapësirë për fëmijët, të rinjtë dhe familjarët. Gjen beachbar, disa pishina, kënde sportive, kënde të trajtimit dhe mirëqënies së trupit dhe së fundmi është në funksion të jetës së mbrëmjes ambjenti më i ri në Prestige, Rooftop në katin e shtatë, konceptuar dhe arreduar me mjaft elegancë.

Shumë personalitete të njohur të showbiz kanë zgjedhur Prestigj Resort për destinacionin e tyre të pushimeve apo për fundjavat e ngrohta të shtatorit.

Tjetër ditë e nxehtë mbyllet me këto bukuri poetike duke përflakur edhe njëherë Adriatikun. “Dielli zhytet ëmbëlsisht në det, por jeta në Prestige Resort nuk përfundon, duket se aty rifillon”. /IndekOnline/