Kirurgu shqiptar pozitiv me COVID, kreu operacione ndërsa ishte sëmurë

Konfirmohet pozitiv me Covid-19 një mjek në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Mjeku me inicialet I.I pas shfaqjes së simptomave i është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv.
Burime bëjnë me dije se kirurgu ka ushtruar profesionin e tij dhe ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohës që ka qenë i sëmurë.
Ende nuk është e qartë se ku ai është infektuar por mendohet se ka pasur kontakte më nje tjetër person personel (punonjësja sociale) në Drejtorinë e Spitalit e cila është konfirmuar pozitive me Covid-19.
Paraprakisht mësohet se mjeku është në gjendje stabël.