75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kjo komunë e Kosovës ndanë 3 mijë euro për të furnizuar shkollat me shkumësa

Kuvendi Komunal i Rahovecit përgjatë ditës së djeshme ka bërë njoftimin për një kontratë të re.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Smajl Latfi i AAK-së ka kërkuar të furnizohet me shkumësa për shkollat në këtë komunë.

Për kontraten “Furnizim me shkumësa për shkollat e komunës së Rahovecit”, janë ndarë hiç më pak se 3 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për pranimin e tenderëve është 07.09.2020.

Ndërkohë, në po të njejtin njoftim bëhet me dije se kohëzgjatja e saj është për 12 muaj.

Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes./IndeksOnline/