Bastiset shtëpia e vëllait të Shaban Sylës

Është bastisur mbrëmë rreth orës 20:00 shtëpia e vëllait të Shaban Sylës.
IndeksOnline mëson nga burimet e saj se bastisja e shtëpisë së Muharrem Sylës është kryer pa urdhër të prokurorit dhe pa ndonjë dokument nga organet e drejtësisë.
Kjo bastisje vjen pas ngjarjeve që tronditën Nekovcin e tërë Drenasin, kur më 22 gusht djali i Shaban Sylës, Leutrim Syla, dyshohet ta ketë vrarë një person.
Syla pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes ishte arratisur deri më 26 gusht kur edhe është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast…