Prishtinasit dembelë, hedhin bërllokun vend e pa vend

Qytetarët e Prishtinës edhe më tej vazhdojnë të hedhin bërllokun vend e pa vend.
Kjo fotografi e shkrepur jo shumë larg metra nga Biblioteka Kombëtare, më konkretisht tek Fakulteti Filozofik, tregon se persona të pandërgjegjshëm ndotin ambientin në këtë mënyrë.

Pamje të njejta mund të shohim në lagje të ndryshme të Prishtinës, dukuri e vjetër kjo në Kosovë.
Ani pse komuna e Prishtinës ka vendosur shporta në pjesë të ndryshme, duket të mos jetë hap i mjaftueshëm për shumë banorë. /IndeksOnline/
