75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohet personi, që mori karriget e Komunës së Malishevës

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një situatë e pazakontë në Komunën e Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Ishte kontraktuar për të furnizuar komunën me 24 karrige lëvizëse, mirëpo ende nuk i kishte marrë paratë. E kjo e ka shtyrë një qytetar nga Malisheva të shkonte e t’i merrte karriget. Për këtë veprim të tij është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/