Familja e Astrit Islamit, kërkon ndihmë për shërimin e tij

Astrit Islami tashmë ka një vit që është diagnostikuar me sëmundjen leukemi akute dhe është duke u trajtuar në Turqi. Shërimi i tij kushton 110 mijë euro, shumë të cilën familja nuk e ka.
Ndërsa tani vëllai i tij Arlindi, po kërkon sërish ndihmë për të.
“Unë jam Arlind Islami vllai i të sëmurit Astrit Islami, 31-vjeçar nga fshati Dashec, Komuna e Skenderajt, ju lutem nese keni mundesi te na ndihmoni”, ka shkruar Arlindi.

Ndërsa mënyra për ta ndihmuar atë është:
Gofundme (https://www.gofundme.com/f/astrit?fbclid=IwAR0zdKpSW6XUKXuLWRrXYgNLG6zNEOHNt3KMGoc_RndtX1Tz7CNuNSYmFtI )

