75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fushë-Kosova bëhet me çerdhe publike

Komuna e Fushë- Kosovës ka bërë të ditur se që nga sot është hapur çerdhja publike.

Sipas njoftimit të bërë, për hapjen e kësaj çerdheje janë marrë të gjitha masat dhe udhëzimet e parapara nga IKSHPK-ja, sa i përket pandemisë COVID-19.

“Komuna njofton opinionin publik se sot më 1 shtator 2020 është bërë hapja e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë”.

“Urojmë të jetë fillim i mbarë. Shëndet fëmijëve dhe prindërve të tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.