Milani nuk ndalet, ia “vjedh” Juventusit yllin e Series A

Skuadra e Milanit është duke zhvilluar një merkato tejet interesante.
Ajo veç se ka kryer punë me transferimin e Brahim Diazit dhe Tonalit, transmeton Indeksonline.
Por, këto nuk priten të jenë transferimet e fundit në ofensivë të Milanit.
Sipas “SportMediaset”, Milani është afër që të transferojë yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.
“Rosonoerët” janë të gatshëm të ofrojnë Paquetan + 20 milionë euro për të transferuar Chiesanin.
Agjenti i futbollistit, Fail Ramadani, po tenton që ta mbyllë transferimin sa më shpejtë pasi lojtari është tifoz i Milanit./Indeksonline/