75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Humbi 2 vende pune, shkaku i pandemisë, aktorja kosovare “dorëzohet” para shtetit: S’kam çka të humb!

Pandemia COVID-19, përveç që ka rënduar institucionet shëndetësore, në masë të madhe ka prekur edhe ekonominë e vendit.

Mijëra qytetarë kanë mbetur pa punë, derisa kanë mbetur me duar të shtrira drejt shtetit, por aktorja Besnike Arifi, është dorëzuar dhe po kërkon “mëshirë”, transmeton Indeksonline.

Ajo, përmes një statusi në FB ka thënë se ka humbur dy vende pune, ndërsa thotë se 260 euro s’i mjaftojnë për t’i kryer obligimet që i ka .

Ky është postimi i saj;

Prej sot unë Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:
Kam humbur dy vende te punes, shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.
Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.

Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.
Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.
Te dyja i humba, shkaku jush.
I vetmi ishte teatri AAB “Faruk Begolli” qe nuk hezitoi te me punesonte (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.
Kete vend pune e humba shkaku jush.
Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.
Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodhë.
Ju faleminderit.