75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

8 persona të infektuar me COVID vdesin gjatë 24 orëve të fundit

IKShPK-ja, sapo ka publikuar rastet e fundit gjatë 24 orëve të personave të prekurve me Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Aty bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive.  Ndërsa brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i të vdekurve deri më tani në mbarë Kosovën ka shënuar 533 raste.