Veshja e tejdukshme e Bella Hadid në “VMA” u krijua nga dizenjatorja shqiptare

Sukseset e shqiptarëve në botë po shtohen çdo ditë e më shumë.
Pas muzikës dhe sportit, fusha e dizajnit është një tjetër profesion që po nxjerr shqiptarë të suksesshëm në botë.

Tashmë kemi kreator nga Kosova e Shqipëria që kanë veshur yjet më të njohura të botës, e së fundi kësaj liste i është shtuar edhe Nensi Dojaka.
Kreatorja shqiptare Dojaka është kujdesur për veshjen e një prej modeleve më të njohura në botë, Bella Hadid.

Veshja e tejdukshme e Bellas morri vëmendje në tepihun e kuq, ajo theksoj linjat e saj perfekte me veshjen e krijuar nga dizenjatorja shqiptare.
Vet Bella në një postim në Instagram ka falënderuar kreatoren shqiptare duke e quajtur jashtëzakonisht të talentuar.
“E veshur nga një dizajnere e re, shumë e talentuar Nensi”, janë fjalët e Bellës, kurse Nensin./Indeksonline/