75 Mall Live Search
20:26 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ahmeti u kërkon falje qytetarëve për vonesë, thotë se të enjten nis shtrimi i asfaltit në Pejton

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të fillojë asfaltimi i rrugëve në Pejton.

Më saktësisht nisja e asfaltimit bëhet të enjten.

Pati ankesa të shumta për vonesat që janë bërë në shtrimin e asfaltit në këtë anë, e për këtë Ahmeti kërkoi falje nga qytetarët.

“Kërkojmë falje për vonesat por përveq ndërrimit të kanalizimit, kemi pritur edhe KEDS që kabllot e rrymës të vendosen nën tokë si dhe që çdo shtëpi/banesë të ketë lidhje të dyfishtë në rrjetin elektrik.???”, shkroi ai./Indeksonline/