75 Mall Live Search
21:27 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Roma i bën paratë, do ta blejë futbollistin e Manchesterit

Roma tashmë do të paguaj shumën e kërkuar nga Manchester United për transferimin e Chris Smailling.

Pas shitjes së Schick te Bayer Leverkusen për 30 milionë euro, 20 milionë italianët do t’i derdhin në arkat e Manchesterit.

Mbrojtësi anglez ishte i huazuar sezonin e kaluar te Roma ku ishte standard në formacionin e parë.

Tani skuadra nga kryeqyteti italian do të paguaj për kartonin e tij dhe lojtari do të vazhdoj të qëndroj në Olimpico. /IndeksOnline/