Kur do të dalë sezoni i fundit i “La Casa De Papel”, zbulohen detaje

“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në platformën Netflix.
Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së koronavirusit, tashmë kanë rifilluar të përgatiten skenat e xhirimit. Pas ngjarjeve dramatike në edicionin e katërt, Netflix vendosi edhe për një sezon të fundit, ngjarja e të cilit do të sillet rreth Profesorit (që luhet nga Alvaro Morte).

Pjesë e serialit do të jenë edhe aktoret Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, të cilët i janë bashkuar kastit për episodet finale. Që nga deklarata e Alex Pinas se si mund të rrjedhë ngjarja, fansat kanë hedhur dyshimet se Miguel Angel Silvestre mund ta portretizojë rivalin e ri të Profesorit.

Edhe aktorë të rinj do të përfshihen në sezonin e pestë që do të jetë gati për publikun deri në fund të vitit 2021, megjithatë ende nuk ka një datë konkrete pasi pandemia vonoi xhirimet.