75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mariah Carey “fundos” Ellen DeGeneresin: Më detyroi të pija alkool kur sapo kisha abortuar

Një prej personazheve më të njohura dhe më me ndikim në botën e televizionit, Ellen DeGeneres dhe emisioni i saj po përballen me akuza të rënda për ngacmim dhe racizëm në ambientin e punës.

Disa prej ish-punonjësve të Ellenit thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim, madje duke deklaruar se janë pushuar nga puna pasi kishin marrë leje për probleme shëndetësore ose për ndonjë rast në familje.

E, ajo që ia ka vënë vulën kësaj është edhe ylli i njohur i muzikës, Mariah Carey.

Mariah nuk i kurseu deklaratat e saj ndaj këtyre akuzave, duke thënë se Elleni e ka detyruar të fliste për shtatzënësinë e saj dhe të pinte alkool pas abortit teksa ishte e ftuar në emisionin e saj.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballesha me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt, sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”,  ka deklaruar Carey.

Këto deklarata të artistes 50-vjeçare janë bërë virale në internet, ndërkohë që Elleni do të rikthehet në ekran për sezonin e 18-të të emisionit./Indeksonline/