75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çka hanë dhe çka pinë mbretëresha e Anglisë, në mëngjes, drekë e darkë?

Derisa ju mund të imagjinoni se Mbretëresha e Britanisë së Madhe shijon  racione të mira dhe luksoze të ushqimit çdo ditë, kjo mund edhe të mos jetë gjithmonë kështu, transmeton IndeksOnline.

Sipas The Telegraph, dy herë në javë shefi i kuzhinës në familjen mbretërore, Mark Flanagan, ia dërgon mbretëreshës menynë me ushqimet që ajo mund t’i aprovoj apo të kundërtën.

Sido që të jetë, Darren McGrady, ish shef i kuzhinës në familjen mbretërore ka thënë se mbretëresha Elizabeta II nuk është tip që bën shumë pas ushqimit.

“Ajo hanë sa për të jetuar, derisa Prince Philip i cili e do ushqimin dhe mund të qëndrojnë tërë ditë duke biseduar për ushqim”.

Por si e fillon mbretëresha ditë, çka ha ajo sapo të zgjohet?

Mbretëresha e nis ditë me qaj dhe biskota.

Pas kësaj ajo vazhdon mëngjesin, i cili normalisht që përfshinë drithëra dhe fruta.

Ose, në disa raste, shijon vezët e fërguara me salmon të tymosur dhe tartuf.

Sidoqoftë, ajo preferon vezët kafe.  Ajo mendon se ato shijojnë më mirë, sipas The Guardian.

Para drekës, ajo shijon një xhin dhe Dubonnet (një aperatif i ëmbël me bazë vere) me një fetë limoni dhe shumë akull.

Ka të ngjarë që ajo përdor Gin të Gordon, i cili ka një urdhër mbretëror.

Dreka për mbretëreshën  është diçka e thjeshtë, si peshku me perime.

Asaj i pëlqen të hajë tabanin e pjekur në skarë të Dover me spinaq ose kunguj të tharë, sic bën të ditur ish-shefi i kuzhinës mbretërore  Darren McGrady, transmeton IndeksOnline.

Ajo gjithashtu preferon për drekë të hajë një pulë të thjeshtë të pjekur në skarë me sallatë.

Ajo ka një rregull  për ushqim. Nuk do asgjë me niseshte, domethënë pa patate, oriz ose makarona, tha McGrady për Daily Mail.

Çdo pasdite e saj nis me çaj.

Ndërsa darkën e shijon me filetot e viçit ose mishit të drerit, fazanit ose salmonite të cilat  vijnë nga fermat në Sandringham dhe Balmoral.

Mbretëresha gjithashtu adhuron çokollatën, qoftë markë luksoze apo dyqan ushqimesh.

Charbonnel et Walker, Bendicks dhe Prestat të gjithë mbajnë urdhra mbretërorë, por markat e supermarketeve si Cadbury dhe Nestlé mund të gjenden gjithashtu në familjen mbretërore.

Së bashku me tortën me biskota me çokollatë që është një nga të preferuarat e saj, ajo gjithashtu i pëlqen një tortë tradicionale me çokollate.

Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ajo e përfundon ditën e saj me një gotë shampanjë./IndeksOnline/