Me një foto nga fëmijëria, Ronela Hajati ia uron vetës më të mirat!

Këngëtarja e njohur e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati po feston ditëlindjen e 31-të.
Në këtë ditë të veçantë artistja pranoj urime nga miq, kolegë dhe adhurues, por ai më speciali ishte urimi që i bëri vetës.
Me një fotografi nga fëmijëria, Ronela zgjodhi fjalët më të bukura e të veçanta.
“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti qe ke qene gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte është bosh normalisht) ,një hap para (me demostrim serish ne foto) , qe e do jetën pafund, qe do njerëzit me gjithë shpirt ,muziken ,dashurinë ,pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!”, ishin fjalët e këngëtares dedikuar vetës.
Ndryshe, artistja kohë më parë zbuloi se ka disa projekte të finalizuar që pritet të publikohen së shpejti./Indeksonline/