75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rrahje në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 22:20, të datës 1 shtator 2020, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, raportohet për një rrahje në progres në mes të disa personave ku policia ka dal në vend të ngjarjes ndërsa personat në fjalë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Nga spitali rajonal Mitrovice është marr informata se një person i mitur që ka qenë i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte marr lëndime nga një mjet i fort (thikë), personit në fjalë i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes se trajtimit është liruar në shtëpi”, ka thënë Fexhirije Pllana, zyrtare për Informim në Policinë e Mitrovicës.

Policia ka arritur ti identifikojë dhe ti arrestojë dy persona të dyshuar: R.SH., 15-vjeç dhe A.D., 19-vjeç, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.

Nga personat e dyshuar, si provë materiale është konfiskuar një mjet i fort (thikë).

Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH., 16-vjeç dhe A.D.,19-vjeç me udhëzim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘lëndim i rëndë trupor’./IndeksOnline/