75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me kryetarët e degëve të partisë, tregon se çfarë diskutuan

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takime kryetarët e degës së partisë nga e gjithë Kosova.

Haradinaj tha se në takim i informoi ata për zhvillimet në Amerikë, rreth çështjes së dialogut, ku AAK përfaqësohet nga ministrat Selim Selimi dhe Meliza Haradianaj-Stublla, transmeton Indeksonline.

“Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë”, tha ai.

Gjithashtu Haradinaj potencoi se u bisedua edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduan t’i propozojnë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës./Indeksonline/