Këto janë komunat që patën raste pozitive me COVID, në 24 orët e fundit
IKShPK-ja, në raportin e saj të përditshëm ka paraqitur rastet e fundit pozitive me COVID-19, duke treguar se janë shënuar gjithsej 78 raste të reja, shkruan IndeksOnline.
Prishtina vazhdon të prijë edhe në këto 24 orët e fundit me gjithsej 29 raste të reja, për tu pasuar nga Prizreni me 7 raste, e Ferizaj me 6 raste të reja.
Ndërsa në vendin e katërt, renditet Deçani me 5 rastë të reja.
Nga tri raste kanë komuna e Fushë Kosovës, Gjilanit, Malishevës, Pejës e Vushtrrisë.
Ndërkohë janë 8 komuna që kanë vetëm nga dy raste.
Bëhet fjalë për komunën e Dragashit, Drenasit, Hani i Elezit, Klinës, Mitrovicës, Podujevës, Skenderajt dhe Suharekës./IndeksOnline/