Maska s’i pengon Teutën dhe Adonisin të shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin

Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra në botë dhe kjo duke filluar me bartjen e maskave në vendet publike.
Por, edhe përkundër kësaj maskat nuk kanë ndaluar dashurinë mes çifteve dhe puthjet e partnerëve, shkruan Indeksonline.

E, këtë e kanë demonstruar edhe çifti i njohur shqiptarë aktorja Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj, Adonisi.
Ishte vet aktorja ajo që ka publikuar një video ku dyshja shkëmbenin puthje edhe me maskë në fytyrë për t’u mbajtur nga Covid-19.

“Dashuria në kohërat e Covid-it”, ishte mbishkrimi që vendosi aktorja në mbishkrim.
Ndryshe, kujtojmë që Teuta është nënë e dy vajzave, njëra nga martesa me Adonisin, dhe Tarën nga martesa e mëparshme me këngëtarin, Blero./Indeksonline/