Nis ceremonia e nderimit të 21 policëve që kanë rënë në detyrë

Policia e Kosovës, po shënon 21 vjetorin e themelimit. E pikërisht për këtë 21 vjetor ka nisur ceremonia në të cilën do të nderohen 21 policët e rënë në detyrë, transmeton IndeksOnline.
I pranishëm në këtë ceremoni, është drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe struktura të tjera të rëndësishme të policisë.
Po ashtu familjar të policëve të rënë në detyrë janë pjesë e kësaj ceremonie
IndeksOnline ju sjell pamje nga ceremonia:







