Fushë Kosovë, një femër sulmon ish- kolegun dhe ia merr paratë nga xhepi i tij

Në Policinë e Kosovës, është raportuar për një sulm fizik në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë 03.09.2020 – 21:30. Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht në vendin e punë viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka marr parat nga xhepi i tij. Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/