75 Mall Live Search
17:37 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk pranoj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të pranojë që të nënshkruajë marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

Ai thotë që Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë.

“Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave”, u shpreh Haradinaj./Indeksonline/